Drejtesia, akti i fundit i lojes makabre te Edi Rames me shqiptaret.
Pese vite iu deshen Edi Rames, per te shkelur mbi gjithcka.
Nese do te benim nje bilanc te nje viti, deficiti i punes se kesaj qeverie te kapur nga "kthetrat" e kryeministrit, do te ishte teper i madh.
Zullumet jane aq shume sa nuk di ke te analizosh me pare.
Check-up- i, deshtimi me i madh ne sistemin shendetesor per te cilin shpenzohen miliona euro ne kembim te asnje sherbimi, skema korruptive e listes se barnave, sherbimi ineficent ne pavione, e mangesi pafund, te cilat mund te kene vetem nje fajtor; kryeministrin pas te cilit jane ministrat perkates si marioneta dhe klientet e tij te besuar me te cilet vijon i sigurt rrugetimin e check-up- it dhe PPP-ve.
Biznesi nje deshtim i padiskutueshem fale kesaj qeverie. Ne nje vit u mbyllen qindra biznese, fale taksave te larta e veshtiresive qe hasen fale rritjes se nivelit te varferise e renies se fuqise blerese. Madje turpi i rradhes eshte ai i hetimit tatimor i cili ne menyre te paskrupullt vijon aksionin e peshtire, madje edhe ne dite pushimi si nje skuader e "Haxhi Qamilit" thua se po gjurmojne trafikantet e Agron Xhafes, apo te Habilajve, shkojne ne te gjitha restorantet, (te pikasura sipas tyre me bindje te djathte apo kontribues se te djathes) duke kontrolluar ne nje kohe kur aty ndodhen kliente, duke shkaktuar me arrogancen e tyre kaos tek pushuesit. Hetimit tatimor te ketij shteti Don Kishitesk, u shpetojne hotelet e restorantet e miqve te kryeministrit, ministrave apo te drejtoreve. E fale ketij kaosi te peshtire te krijuar nga babezia e paskrupullt e kryemimistrit dhe e marionetave te tij, DASh del ne perfundimin se ne Shqiperi nuk vlen te investohet. Ky eshte kulmi, disa i debojne me dhune e te tjere e kuptojne vete e nuk vijne fare. Perfundimi? Cdo dite e me shume ky kryeminister e afron kete vend drejt grahmes se fundit te frymemarrjes.
Nje vit me pare halli i madh i kryeministrit ishte vettingu, per te cilin u votua ne unanimitet te plote me shpresen e deshiren e madhe per shtetin e se drejtes.
Por sot pas nje viti, Shteti i se drejtes mund te konsidrrohe totalisht i rene. Ka rene me vettingun e njeanshem, me mbrojtjen e bandave e trafikanteve, me perpjekjet per miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures, cka nuk eshte gje tjeter vecse nje akt i shemtuar i cili con drejt kapjes se drejtesise duke i hapur rruge klienteve, miqve, trafikanteve te vijojne aferat e tyre te pista e korruptive ashtu sikurse sot po vepron vettingu dhe vete kryeprokurorja antikushtetuese.
Sot Shqiperia nuk eshte me nje shtet i se drejtes. Drejtesia eshte ne dore te bandave e trafikanteve. Ne pese vite te kesaj qeverie kapitulloi gjithcka. Shendetesia, Drejtesia, Arsimi, Biznesi e Investitoret, pra Shtyllat tek te cilat nje shtet qendron ne kembe, Sot kane rene.