Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një mesazh të një qytetari, i cili ka zbuluar lidhjet e kryeministrit Edi Rama me një person të rrezikshëm në Shkodër.
Bëhet fjalë për Behar Bajrin, i cili është kushëriri i Safet Bajrit, për të cilin edhe mediat e huaj kanë shkruar për lidhjet e tij me drogën.
Postimi i Berishës
Rama nje me Bajret qe terrorizojne Shkodren!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
“Te uroj shendet dhe jet sa me te gjat doktor Berisha.un jam nje punonjes policie i forces operacionale ne qarkut Shkoder. dua te bej nje pyetje kryeministrit te vendit , se kush esht nje person me emrin Braqe nga Shkodra qe komunikon dhe per cfar komunikojn bashk. Para se ta thot kryeministri po ta tregoj un se kush esht kry person , i cili quhet Behar Bajri djali i xhaxhait Safet Bajrit , nje shtetas qe ka aktivitet kriminal ne fushen e trafiqeve nderkombetar te lendeve narkotike. E gjith policia e Shkodres e di per automjetet e blinduara qe leviz i armatosur ky person dhe lidhjet e tija. mjafton te verifikohen keto targa a korespondojn me automjetet e blinduara qe kan ne perdorim. po ju dergoj dhe llojet e blindave qe levizin dhe si ndalon njeri. Audi targa AA006GN. Audi targa AA623GI. Benc mercedes Sh7330D.ju lutem publikoji te pakten te ken kujdes komunitet dhe te ruajn veten se shteti sguxon me ju afruar.ju faleminderit”