Si po mashtrojnë Rama me Veliajn për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare

Premte, 27 July 2018 11:08

Para disa javësh, Biblioteka Kombëtare u përmbytet, duke bërë kështu që dokumente dhe libra të rëndësishëm të notonin në ujë.

Pas kësaj ngjarje, qeveria dhe Bashkia e Tiranës, u shprehen se shkak për përmbytjet ishte godina e vjetër e Bibliotekës Kombëtare.

Edhe në raportin e hartuar nga Instituti i Ndërtimit, ka theksuar se përmbytja erdhi për shkak të vjetërsisë së objektit.

Por, në fakt në të njëjtën ditë është përmbytur edhe Bashkia e Tiranës, çka e përjashton si mundësi se përmbytja në biblotekën Kombëtare ka ardhur si pasojë e ndërtesës.

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare erdhi si pasojë e ndërtimit të sheshit “Skënderbej” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Depozitat e mëdha të ujit të ndërtuar nga Edi Rama e të vijuara nga Erion Veliaj vetëm për një fiksim jo prej të mençuri, do ta shkatërrojnë tërësisht fondin e librave të Bibliotekës Kombëtare.

Mbase publiku nuk e di, por uji i ardhur nga depozitat nëntokësore të shkatërrimtarëve Rama-Veliaj, del në formë burimore në dyshemenë fundore të Bibliotekës Kombëtare.

Të gjitha këto depozita uji janë të dëmshme për bibliotekën dhe kanë dëmtuar perimetrin e sigurisë së saj.

Po ashtu, një nga shkaqet e përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare, janë edhe punimet jo cilësore për këtë shesh, të bëra vetëm e vetëm për të përfituar.

Por, duket e ditur se çfarë katrahure kanë bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj me sheshin “Skënderbej”, ata po mashtrojnë duke thënë se fajin e ka godina e Bibliotekës Kombëtare.

Login to post comments