Tritan Shehu, deputeti i Partisë Demokratike e ka konsideruar vendimin e Presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar ligjin për Teatrin Kombëtar, të miratuar disa javë më parë nga Parlamenti, si racional e i përgjegjshëm dhe po ashtu mirë i argumentuar.
“Një vendim racional e i përgjegjshëm i Presidentit Meta, shumë mirë i argumentuar ky, për të kthyer në Kuvend ligjin arbitrar, klientelist, që godet vlerat tona kombëtare, veçanërisht ato të lidhura me trashëgiminë Perendimore e italiane, fatkeqësisht dhe aktualisht të pakëta këto në vendin tonë.
Një ligj ky që jo vetëm na largon nga Europa për varfërimin e këtyre trashëgimive, por edhe pse bije ndesh me parimet e BE, të pranuara nga ne.
Debati përsëri është i hapur tashmë”, shkruan Shehu.