E papritur/ Berisha i bën dy pyetje Ramës dhe zbulon vjedhjen e fondit të rrugëve

Premte, 27 July 2018 18:04

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi ankimimin nga ana e Prokurorisë për ish-drejtorin e Rrugëve Dashamir Xhika. Në një postim në rrjetin social facebook, ai akuzon Ramën se ankimimi është urdhëruar prej tij. Berisha i drejton dy pyetje Ramës ku hedh dritë mbi të vërtetën e abuzimit 37 milionë euro me tenderin e  rrugës.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

“Dy pyetje publike per krye kreun e hajduteve te kombit Edvin Kristaq Hajnia!

Fort i pandershëm Edvin Kristaq Hajnia, sot, me urdhër te prere dërgove ne apel kërkesën per shqyrtimin dhe rivendosjen e masës se arrestit për viktimën tende Dashamir Xhixhen për 37 milionë euro qe vodhe me hajdut Zho Zho-ne ne autostradën Ibe - Tirane!

Ketë e bere vetëm e vetëm për te lare duart si pilati me megaaferen e vjedhjes monstruoze qe bere me hajdut Zho Zho tënd!

Është e vërtet se ne segmentin Ibe - Tirane te autostradës Tirane - Elbasan ndodhi një shkarje jo e vogël dheu. Per ketë shkarje ti dhe Zho Zho apo Dashi sollët ne parlament ligjin për shtesën prej 37 milionë euro ne kontratën me kompaninë ndërtuese te segmentin Ibe - Tirane, dhe lidhur me kete:

Pse ti me hajdut Zho Zho-ne tend rritet shumen nga 17 milionë euro te kërkuar nga Dashi për ketë çështje ne 37 milionë euro?? Sb”

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 18:06
Login to post comments