Kthimi mbrapsht nga Presidenti i ligjit që i falte pronën publike të Teatrit Kombëtar kompanisë private nxjerr në pah edhe tërheqjen e Ramës nga funksionet vendimmarrëse brenda Partisë Socialiste. Erion Veliaj, reagoi menjëherë duke kundërshtuar qëndrimin e Presidentit Meta dhe njëkohësisht premtoi se brenda 40 ditëve do ta miratojë ligjin. Një premtim ky që në fakt Veliaj do ta kishte bërë nëse bëhet për një votim në këshillin Bashkiak ku ai drejton dhe jo në Parlamentin e Shqipërisë ku deputetët socialistë nuk janë vegël e kryebashkiakut, por të shefit të partisë Edi Rama.
“Teksa pritëm 40 vjet për një Teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t'i hapë rrugë projektit modern - në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit” thotë Veliaj në reagimin kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta.