×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Erion Veliaj i zë vendin Gramoz Ruçit, cakton seancën e parë të Kuvendit

Premte, 27 July 2018 20:18

Daljen e dekretit të djeshëm për kthimin e ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar, e priti menjëherë keq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I njohur si drejtor i Ramës në bashkinë më të madhe të kryeqytetit, një agjitator i llojit komunist që aktivitetin e tij për betonizimin e Tiranës e mbulon gjithnjë me propagandë, Veliaj doli i pari që kundërshtoi dekretin e presidentit, madje duke caktuar edhe datën se kur do çelej seanca e parë e legjislaturës së re në shtator. Veliaj i kishte përllogaritur fiks 40 ditë, gjatë së cilave tha se do merresh intensivisht për të çuar deri në fund degradimin e kësaj çështje. Rëndësi kanë kullat, betoni dhe paraja. Ruçi nuk ka fare rëndësi.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 20:25
Login to post comments