Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pari nga socialistët që reagoi kundër vendimit të Presidentit, Ilir Meta që rrëzoi ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Me një shënim në Facebook, Manjani shkruan se ‘Erion Veliaj, nuk kupton nga Kushtetuta, sepse në Bashkinë e tij flitet për KushteKullë’.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Kryetari i Bashkisë, shoku Erion Veliaj, nuk kupton nga Kushtetuta.
Normal, në bashkinë e Tij nuk flitet për Kushtetutë, por për KushteKullë!
Ndaj dhe zhgënjehet...
Por e përsëris: mirë është të triumfojë arsyeja që të mos shkojë Kashtë e Koqe kjo punë...