Shehu: Italia rol të rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë

Saturday, 28 July 2018 09:27

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka qenë i pranishëm në një konferencë në Firence, ku ka mbajtur referatin kryesor, përpara një auditori të shquar profesorësh, diplomatesh dhe personalitetesh.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se me pjesëmarrësit ndau të njëjtat opinione për lidhjet historike Shqipëri-Itali, rëndësinë e madhe te tyre për vendet tona, domosdoshmërinë e përshpejtimit te proceseve integruese te vendit tone e Ballkanit Perëndimor ne tërësi dhe rolin vendimtar qe Italia luan e duhet te luaje ne këtë proces jetik.

Statusi i Tritan Shehu:

“Shqiperia, Italia, Europa”, nje konference interesante dhe nje mbremje shume e bukur e organizuar aty nga Rotary Club Firenze Sud.
Me pjesemarjen e jashtezakoneshme te Eminences se Tij, Kardinal Simonit.
Kisha kenaqesine te mbaja referatin kryesor, perpara nje auditori te shquar profesoresh, diplomatesh, personalitetesh, me te cilet ndava te njejtat opinione per lidhjet historike Shqiperi-Itali, rendesine e madhe te tyre per vendet tona, domosdoshmerine e pershpejtimit te proceseve integruese te vendit tone e Ballkanit Perendimor ne terresi dhe rolin vendimtar qe Italia luan e duhet te luaje ne kete proces jetik.
Theksova se vecanerisht ne keto momente me turbulenca per BE, eshte Italia ajo qe duhet te jete shume me aktive dhe determinuese ndaj zhvillimeve pozitive shqiptare e Rajonale.
Fatmiresisht, ashtu si dhe gjate historise, interesat Italo-Shqiptare perputhen e jane krejt ne sinkron, kjo jo vetem ndaj procesit te integrimit, por dhe shume me konkretisht, si per forcimin e shtetit tone ligjor, ekonomise, sektoreve sociale ashtu dhe per luften kunder krimit, korrupsionit, droges, trafiqeve, terrorizmit.37869148_2185323048371348_6932733078724935680_n.jpgScreenshot_3.jpg37915942_2185323025038017_5566965390203944960_n.jpg37909514_2185323008371352_5188254681784123392_n.jpg37892063_2185322955038024_9163775251044106240_n.jpg37880758_2185323081704678_5320945570385231872_n.jpg


Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...