Presidenti Meta në lartësinë e detyrës

Premte, 27 July 2018 20:41

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese është jo funksionale dhe Edi Rama me forcën e kartonit ka treguar arrogancën qeverisëse, Presidenti Ilir Meta tregoi se është garanti i Kushtetutës. Presidenti mori të gjithë kohën e nevojshme dhe dëgjoi zërin e mijëra qytetarëve që firmosën peticionin kundër vënies në dispozicion të një kompanie private të truallit publik dhe atij të Teatrit Kombëtar.

Vendimi i sotëm i presidentit Meta për kthimin e ligjit të teatrit, nuk do të thotë se Teatri Kombëtar do i shpëtojë prishjes, duke qenë se sipas Kushtetutës, presidenti ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë dhe dekreti i tij e humbet fuqinë pas rivotimit në Kuvend nga shumica e deputetëve. Gjë që Edi Rama dhe Erion Veliaj po e  kërkojnë me ngulm.

Megjithatë vendimi i tij është i rëndësishëm  sepse tregoi se ka një institucion mbi palët që arsyeton duke garantuar deri në fund Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti dërgoi se është një institucion që funksionon, që korrigjon Kryeministrin kur ndërmerr iniciativa. Një institucion që bën mirë kontrollin e tij.

Tregon se zëri i protestës në Shqipëri (në këtë rast protesta e pa ndalur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar) ka patur një bazë të arsyeshme, duke konverguar me vendimin e garantuesit të kushtetutës-Presidentit.

Mbrojtja e pronës publike ka arritur një tjetër nivel ndërgjegjësimi qytetar por edhe reagim institucional, që këto iniciativa të kujtdo që drejton qeverinë tashmë duhen ndalur.

Shqiptarëve nuk u ka humbur nervi i reagimit për një çështje që garantuesi i Kushtetutës, kreu më i lartë i shtetit e quan të drejtë: hedhjen në kosh të këtij ligji.

Login to post comments