Alex Soros, djali i miliarderit Geroge Soros, ka vizituar Shqipërinë ditën e djeshme, ku edhe është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Pas vizitës së Kosovës dhe Serbisë, ku Soros u takua me ata që ai i quan si politikanët e së ardhmes në këto dy vende, ai ka ardhur në Shqipëri.
Ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar në “Instagram” foto nga vizita e tij në Zvërnec, ku nuk ka munguar edhe fotoja me Edi Ramën.
Ditën e djeshme, kryeministri Rama ka qenë në Zvërnec, siç e tregon vetë në një postim në faqen e tij në “Instagram”.
Dihet se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është një ndër armiqtë më të ashpër të Geroge Soros, i cili ka e ka shtrirë ndikimin e tij në shumë vende të Ballkanit.
Soros prej kohësh ka investuar në vendin tonë për të pasur një produkt të tijin, ku ka mundur që në krye të vendit të vendosë Ramën, si dhe në krye të Bashkisë më të madhe, Erion Veliajn./55News.al/