Deputetja e PD i sugjeron Ahmetajt ta lexojë në anglisht raportin e DASH

Tuesday, 31 July 2018 16:32

Arben Ahmetaj doli sot në një konferencë për mediat për të thënë se raporti i DASH në fakt nuk ishte aq i keq si dhe ka shpjeguar PPP-të.

Por deklaratat e Ahmetajt kanë gjetur reagime të menjëhershme nga deputetët e opozitës.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku i ka kërkuar Ahmetajt që si mësues Anglishteje që është, të lexojë mirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Ishte në siklet sot Ministri Ahmetaj pasi DASH i tregoi pasqyrën e vërtetë që ai ka vite që e mohon.

Ishte në siklet sepse DASH faktoi të vërtetën që PD ia përplas në fytyrë çdo ditë te vitit. Por si përherë dhe siç pritej ai u fsheh pas gishtit tregues të fajtorit të zënë ngushtë.

Çfarë bëri tjetër vetëm se gënjeu për atë që DASH shkruante dhe që të gjithë e lexuam?

Ministri u përpoq të shiste të vërtetën e qeverisë së korruptuar si një të vërtetë margjinale edhe pse raporti DASH shkruan e zezë mbi të bardhë për një qeveri që punon çdo ditë me ligje për të minuar investitorët e huaj.

Për një qeveri që bën ndryshime ligjore pa pyetur bizneset por vetëm për interes oligarkësh dhe për një qeveri qe bën presione tek bizneset për të marrë nënkontraktuesit e qeverisë.

Por me gjithë këto të zeza Ministri fshihet pas alibive qesharake. Do të na mbushë mendjen që njeriu që shkeli ligjet me dy këmbë për inceneratorët dhe projektin e teatrit kërkon drejtësi të pavarur.

E beson kush këtë? E beson kush që ministri inceneratorëve, porteve me

PPP dhe teatrove me kulla dëshiron drejtësinë e pavarur?

‘Rritja e përdorimit të Partneritetit Publik Privat (3P) dhe kontratave të tyre ka zvogëluar oportunitetet për konkurrueshmëri, duke përfshirë konkurrueshmërinë edhe me investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Këto kontrata kamë vazhdimisht analiza të dobëta kosto-përfitimi dhe nje mungesë të plotë ekspertize. Qeveria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2017.”

Këto janë fjalët që duhet të kishin shkundur qeverinë e tepsisë!

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 16:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...