PPP-të e famshme të Ramës, do falimentojmë si Greqia

Tuesday, 31 July 2018 18:04

“Historia e konçensioneve është ajo më e rrezikshmja që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë. Shqipëria po i afrohet një skenari grek të falimentit të shtetit që mund të jetë katastrofike për shtetin dhe për çdo qytetar shqiptar!” – ka theksuar ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Gjosha bën një analizë të përmbledhur të politikave koncesionare të qeverisë shqiptare ku thekson se ato tregojnë mungesë vizioni ekonomik, favorizim biznesesh të caktuara dhe rëndim në xhepat e shqiptarëve, pasi ato krijojnë një gropë të madhe në buxhetin e shtetit.

Gjosha paralajmëron se koncesionet rrezikojnë të na zhdukin si komb prandaj duhen ndalur sa më shpejt.

“Historia e konçensioneve është ajo më e rrezikshmja që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë. Shqipëria po i afrohet një skenari grek të falimentit të shtetit që mund të jetë katastrofike për shtetin dhe për çdo qytetar shqiptar!

Në pamje të parë për secilin nga ne mjafton të shohim disa investime për t’u vetëkënaqur me punën e qeverisë. Shumë pak janë ata që bëjnë analizën e thellë se çfarë fshihet pas këtyre insvestimeve:

E para konçensionet e pafundme dhe pa kriter tregojnë mungesën e vizionit ekonomik të një qeverie. Tregojnë dembelizëm në planifikimin dhe prioritizimin e sektorëve kyç, që duhet të mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare.

E dyta, ato favorizojnë biznese të caktuara, të përzgjedhura pa asnjë transparencë e proçedurë ligjore. Biznese këto të cilat nesër për qeveritarët mund të përkthehen në të ardhurat e tyre personale dhe familjare.

Qarkullimi i parave të pista, të padeklaruara është shpesh ushqimi i konçensioneve qeveritare. Kjo nuk është vetëm një vepër penale po e centralizon ekonominë dhe biznesin në duart e disa individëve që gjatë gjithë jetës do të ushqejnë monopolet e tyre, duke privuar të gjithë ata qytetarë apo biznesmen të ndershëm që të bëhen pjesë e tregut.

E fundit por jo për nga rëndësia çdo investim me anë të konçensioneve do të paguhet dhjetëra herë më shumë nga taksat e gjithë secilit prej nesh. Dhe për më tepër ai është një borxh i madh, një gropē e madhe në buxhetin e shtetit!

E nëse buxheti i shtetit nuk do të përgjigjet dot për këto borxhe, shumë shpejt do ta gjejmë veten të falimentuar, me qytetarë që do të duan ta braktisin vendin e me biznese që do t’i vihet qepeni.

Nëse ka një çështje që duhet të na bashkojë sot, është pikërisht të shpëtojmë Shqipërinë nga kriza e rrezikshme që do të na zhdukte si komb!” – shkruan Gjosha në “Facebook”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...