×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vasili: Thaçi pati tendencë për të ngritur debat, kufijtë e Kosovës janë përcaktuar tashmë

E mërkurë, 08 August 2018 14:32

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se Presidenti Hashim Thaçi, me propozim për korrigjim të kufijve të Kosovës me Serbinë, ka patur tendencën që të krijojë debat publik.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti Petrit Vasili tha se Kosova nuk mund të humbasë më asgjë, ndërsa theksoi se tashmë vendet e tjera duhet të njohin pavarësinë e saj.

“Komunikimi i Kosovës me Serbinë ka qenë problem i vjetër. Çdo gjë që lidhet me këtë komunikim politik, negocim, bashkëpunim, është në vëmendjen tonë. Deklaratat e Thaçit, janë të varfra nga elementet konkrete të një marrëveshje të mundshme. Z.Thaçi me tepër ka patur orientimin dhe tendencën të ngrejë një debat publik në Kosovë. Duhet të jemi shumë të qartë lidhur më këtë çështje, pasi populli i Kosovës është përballur për shumë vite me presionin serb. Për ardhmërinë europiane të Kosovës është e rëndësishme të bëhet më e mira. Kosova sot është në një moment në të cilin nuk ka mundësi historike që të humbasë më gjë, por ka mundësinë historike të njihet nga vendet e tjera”, tha Vasili.

Sakaq, deputeti i LSI e ka cilësuar konstruktive deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me zërat për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Deklarata e DASH ka qenë konstruktive, dhe thelbi ishte se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet ndalur. Paprekshmëria e Kosovës është e padiskutueshme. Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar tashmë. Vendi ka konsoliditet kushtetues e territorial”, u shpreh deputeti Vasili.

Ai tha se nëse Presidenti i Kosovës ka propozime të tjera, duhet t’i shprehë në mënyrë që të krijohet një ide më e qartë për këtë çështje.

Duke u ndalur tek debati Thaçi-Berisha, ai tha se: “veprimtarinë politike të njëri-tjetrit të dy personazhet e njohin mirë. Berisha ka qenë një aktor politik me rol të rëndësishëm në pluralizmin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Çdo nervozizëm në këto debate, dhe batutat e pakontrolluara mirë dhe emocionale, nuk janë mirë as për Kosovën e as për Shqipërinë”./bw

Login to post comments