Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bën fajtore qeverinë për mbylljen e bizneseve. Përmes një postimi në “Twitter”, kryedemokrati thotë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse Rilindja.
Ndaj ai shkruan se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri aq më keq do jetë për vendin.
“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha duke postuar edhe një video.
Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët! pic.twitter.com/j9nV36ong2
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 8, 2018