Rama tallet me shqiptarët/ 'Nuk kam 30 mln euro për Teatrin', por ka 40 mln për zyrat e tij!

E Enjte, 16 August 2018 14:35

Më shumë se 40 milionë euro ka shpezuar qeveria Rama në 7 muajt e parë të vitit 2018, për përshtatje ambientesh dhe mobilim zyrash.

Kjo shumë pritet të rritet akoma më shumë në muajt në vijim pasi qeveria ka njoftuar që në shtator do të ketë ndryshime në strukturën e ministrive e agjencive, që kërkojnë dhe përshtatje të zyrave dhe mobilim të tyre. Kjo shumë parash është investuar nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, përpunuar nga Revista Monitor, kjo shumë është sa tre-fishi i shpenzimeve që qeveria harxhoi për të njëjtin qëllim një vit më parë.

Këto të dhëna u bënë publike, si për ironi të fatit, pikërisht në momentin kur në skenën politike tema kryesore është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar.

Qeveria Rama, me justifikimin se një teatër i ri kërkon rreth 30 milionë euro që të ndërtohet, para të cilat buxheti i shtetit nuk i ka, ka miratuar një ligj ‘special’ në shkelje të Kushtetutës dhe MSA-së, për t’ja dhuruar tokën publike kompanisë Fusha, në këmbim të një teatri të ri kombëtar.

Është e njëjta arsye me të cilën qeveria Rama ka justifikuar thuajse çdo koncesion që ka dhënë këto pesë vjet, shumica prej të cilëve u ka garantuar fitime të majme firmave private, një pjesë firma fantazmë pa asnjë përvojë të mëparshme.

Dukshëm, shteti ka para, por Kryeministri Rama ka prioritete të tjera më të rëndësishme se godina e teatrit: mobilimin e zyrave dhe rehatllëkun e zyrtarëve./exit

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...