Erion Braçe sulmon Veliajn, tregon klientelizmin e kryebashkiakut

Hënë, 20 August 2018 16:50

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për punën që po bën në kryeqytet. Braçe përmes një postimi në Instagram denoncon padrejtësinë që ky i fundit po bën, me interesa të theksuara klientelizmi.

Deputeti shkruan se Veliaj ka garantuar derdhjen e trafikut të juglindjes mes 8 pallatave të rrugës Faik Konica duke e bërë një rrugë kalimi për makinat që vijnë TEG-u, Petrela, Berzhita, Elbasani, Librazhdi, Perrenjasi, Pogradeci, Korca, Devolli dhe Greqia.

Postimin e tij, Braçe e shoqëron edhe me foto ku tregon edhe “masakrën” që po bën policia bashkiake, mbi qytetarët e thjeshtë, por që kursen udhëheqës dhe figura të pushtetit.

“Policia e bashkise u leshua ne aksion. Ne mengjes, gjobiti ne rruget rreth e qark “rruges se re”, per parkimin natyrisht, po jo drejtesisht;
Sic e shihni ne foto, makinen e nje usheheqesi te Inspektoriatit te Punes mbi trotuar se gjobiten.
Por edhe veten parkuar keshtu (foto 3)
nuk e gjobiten”, shkruan ai.

Postimi i plotë

A PUNOHET KESHTU?! Jam nje nder njerezit ne kete qytet qe
e kam vleresuar deshiren e kryebashkiakut per te punuar,
ndryshuar per te zhvilluar Tiranen.

Por jo marrezine, klientelizmin,
padrejtesine gjithashtu.

E kam bere publikisht,
teresisht jashte cdo interesi personal.
Ndaj me kane sulmuar kur kam vleresuar dhe, cfare nuk me kane thene kur kam kritikuar.

Por c’rendesi ka!!
Dje, pas nje viti e gjysem,
mbaruan 900 meter te rruges Faik Konica, aty ku banoj.
Ishte dhe kryebashkiaku, por une nuk e pashe, ai erdhi heret por une kisha shkuar edhe me heret ne punen qe bej.

Aq heret, pashe tabelen e vendosur per here te pare qe derdh trafikun e juglindjes-TEG, Petrele, Berzhite, Elbasan, Librazhd, Perrenjas, Pogradec, Korce, Devoll, Greqi, ne kete rruge qe kalon mes permes 8 pallateve, vetem 1-2 meter larg portave te tyre.

Natyrisht, Lulzim Basha qe e projektoi te tille ishte nje i marre;
Cilido qe e coi deri ne fund marrezine e Lulit e ka gabim, shume gabim.

Se dyti, per ta cuar deri ne fund marrezine, pra garantuar derdhjen e trafikut te juglindjes mes 8 pallateve,
Policia e bashkise u leshua ne aksion.

Ne mengjes, gjobiti ne rruget rreth e qark “rruges se re”, per parkimin natyrisht, po jo drejtesisht;
Sic e shihni ne foto, makinen e nje usheheqesi te Inspektoriatit te Punes mbi trotuar se gjobiten.
Por edhe veten parkuar keshtu (foto 3)
nuk e gjobiten.

Ne darke u leshuan ne “rrugen e re”;
Per parkimet perseri, tabela ishte vendosur ne mengjes, teresisht ne krahun tjeter te rruges, e pa vene re nga kerkush, per me teper te panjoftuar,
madje nje pjese me pushime,
pjesa tjeter me deshiren per te zbatuar rregullin mbetur ne pamundesi per te parkuar sepse do bllokonin rrugen.
U GJOBITEN MASIVISHT! (foto 4 e ne vijim)
Nuk e kam kuptuar kurre kete gjoben qe merr perparesi mbi njoftimin, edukimin.
Deshira per te gjobitur ne para,
po kthehet ne histeri.

Nderkohe, shihni si u sollen vete;
Hyne kunder tabeles, zune rrugen dhe gjobiten te tjeret per tabelen, te njejten tabele qe shkelen vete!

Po pse keta paskan kete fuqi?
Duken gjera te vogla,
por sjellja e gjithkujt pa me te voglin diskutim, ndikohet, percaktohet nga te tilla “pune”!

Modifikuar më Hënë, 20 August 2018 17:52
Login to post comments