Paloka: Vetëm vëllai i Agron Xhafajt mund të thotë se raporti i CIA-s është i pasaktë!

Hënë, 20 August 2018 21:45

Ministria e Brendshme, nxitoi sot të hedhë poshtë raportin e CIA-s, në të cilin thuhej se Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikshme për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Pas deklaratës së bërë nga Ministria e Brendshme, ka ardhur dhe reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, i cili me anë të një statusi në facebook, thekson se vetëm vëllai Agron Xhafajt,Fatmiri, mund të përgënjeshtrojë CIA-n.

Sipas tij raporti i CIA-s është i pastër dhe i qartë, se situata në Shqipëri ëhstë alarmante.

Statusi i Palokës:

Vetem vellai i Agron Xhafes, aktualisht ne burg per trafik droge, mund t’i thote CIA-s se eshte e pasakte.

Raporti i perditesuar i CIA-s nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Rames se eshte fituar lufta kunder mbjelljes se kanabisit.

Le te dale vellai i Agron Xhafes dhe te mohoje se vetem ne 7 muaj jane kapur rreth 30 tone droge kryesisht ne Itali, Greqi dhe me pak ne Shqiperi.

Le te thote vellai i Agron Xhafes pse nuk ben analizat e droges se kapur, njesoj sic i ben Italia dhe Greqia dhe qe u del se kanabisi eshte i fresket.

Mashrtimeve te qeverise se narkotrafikut u ka dale boja! Shqiptaret nuk meritojne nje kryeminister te lidhur me krimin e organizuar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...