VIDEO/ Monika Kryemadhi ka një mesazh nga kampi i LRI në Jalë

Tuesday, 21 August 2018 08:42

Mbrëmë ka çelur siparin kampi i Lëvizjes Rinore për Integrim në bregdetin e Jalit, një aktivitet tashmë traditë prej vitesh.

E pranishme në ceremoninë hapëse ishte edhe Kryetarja e Lëvizjes socialiste Për Integrim, e cila në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë një video dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Postimi i plotë i kryetares së LSI

Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë.

Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes.

Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë.

Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...