Kreu i Grupi Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka përdorur një poezi të Bertolt Brecht për të përshkruar aktualitetin politik me personazhet e veta në Shqipëri.
Duke pasur parasysh edhe qëndrimet e vazhdueshme të Petrit Vasilit, kuptohet qartë se në fokus të sarkazmës së përdorur, është Kryeministri Edi Rama.
Këtë shkrim Vasili e ka bërë publik përmes një postimi në “facebook”
Postimi i Petrit Vasilit:
Shqiperia peng dhe viktime e analfabeteve politike.....
BERTOLT BRECHT
ANALFABETI POLITIK
Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Ai nuk dëgjon,
nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.
Ai nuk e di se kostoja e jetës,
çmimi i fasuleve,
i peshkut,
i miellit,
i qirasë,
i këpucëve
e i ilaçeve varen
nga
vendimet
politike.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar,
lakeu i sipërmarrjeve
kombëtare
e
shumëkombëshe.