Ish-presidenti: Rrezikojmë të ç’bëhemi si shtet dhe popullatë në 2030-n

Tuesday, 21 August 2018 17:51

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për gazetaren Ambrozia Meta në televizionin Faxnews, diskutoi për risqet që e presin vendin tonë, nëse popullsia vazhdon të plaket apo të migrojë në mënyrë masive.

Duke iu referuar të dhënave të Instat, për ish presidentin fajtor është shteti, sepse kushtet e papërshtatshme dhe mungesa e besimit kanë detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarë të moshës së mesme të gjejnë të ardhmen diku tjetër. Nishani u shpreh se nëse ky fenomen do të vazhdojë me të njëjtat ritme gjatë një 10-vjeçari në vazhdim, në mund të shpërbëhemi jo vetëm si shtet por edhe si popullatë.

“Unë do të preferoja nga të gjithë institucionet shtetërore, nga të gjithë aktorët politikë të jemi sa më shumë transparent në të dhënat që disponojnë. Brenda një 10-vjeçari të dytë ne rrezikojmë të ç’bëhemi si shtet dhe popullatë.

Padyshim që plakja  ka ndikimin e tyre, madhorja është largimi masiv i qytetarëve si shkak të emigracionit.

Ulja e numrit të lindjes në raportin me atë të vdekjes është trend global.

Ajo që duhet të na shqetësojnë janë largimet masive, jo vetëm si një perceptimi por si trend e zgjedhjes së shqiptarëve. Jo vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare kërkojnë të gjejnë të ardhmen diku tjetër.

Edhe pse janë koshient se diku tjetër nuk do kenë atë ndjeshmërinë që do të gjejnë në vendin tonë. Unë s’besoj se të gjithë janë koshient që nuk do bëhen milionerë apo miliarderë, sepse kjo i takon një numri i caktuar njerëzit.

Të rinjtë kanë një mungesë besimi, ndaj edhe zgjedhin të largohen.

Mungesa e besimit vjen për shkak të degradimit të elementëve që funksionojnë në shoqëri dhe padyshim është përgjegjësi shteti, politika.

Përtej faktorëve është përgjegjës politika dhe ata që kanë marrë besimin e

qeverisjes dhe kanë detyruar qytetarët të largohen. Po largohen njerëzit e arsimuar të rinjtë”, u shpreh ai.

Për ish Presidentin, stresi dhe papunësia janë disa nga faktorët që po detyrojnë të rinjtë të largohen. Ndërkaq ai thekson se 70 % e të rinjve në Shqipëri janë të papunë.

“Kanë nevojë të kenë një nevojë të largimit të stresit. Në radhë të parë kemi arritur në një situatë ku ambjenti që na rrethon çdokënd është me nivele ekstreme të stresit. Të rinjtë duhet të ndjehen të lirë për të ndjekur potencialet e tyre. Politika në tërësi është ajo e kufizimit. Tek arsimimi në radhë të parë edhe te papunësia, dhe jo vetëm Instat kanë konstatuar se 70 % janë të papunë, por edhe raporte të tjera”, tha ai.

Nishani jo vetëm paralajmëroi zhbërje të shtetit, nëse situata vazhdon me të njëjtën ritëm, por kërkoi nga qeveria të marrë masa në drejtim jo vetëm të rinjve, por edhe pensionistëve.

 “Kur mund të flasim si shpërbërje të shtetit flasim për shumë faktorë. Plakja e popullsisë do jo vetëm një trajtim ekonomik por edhe më social. Riciklimi i të ardhurave do të thotë që mungojnë të ardhurat për një tematikë sociale.

 Në raport të pensioneve janë marrë vendime të dhimbshme. Çelësi i marrjes së vendimeve është midis raportit të brezit që gjeneron të ardhura dhe atij që merr të ardhura. Ndërsa brezi që gjeneron të ardhura  largohet prishet ky raport dhe shoqëria shkon drejt kolapsit”, tha Nishani.

Login to post comments