Akuza e demokratit: Balla duhet të kërkojë hetimin pasuror të mikut trafikant

Tuesday, 21 August 2018 18:01

Pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga kreu i Grupit parlamentar të PS-së, taulant balla, se ka njohje me trafikantin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego, ka ardhur dhe reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.

Përmes një deklarate për mediat, Paloka tha se Taulant Balla pas deklaratës duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen, por sipas tij ky standard në Shqipëri funksionon vetëm për prokurorë, gjyqtarë dhe policë, jo për qeveritarët.

Ndërkohë Paloka shtoi se Balla gënjeu sërish sot dhe bëri gabim që sfidoi PD-në. Sipas tij Balla duhet të kishte sfiduar policinë dhe prokurorinë ku ti kërkonte që të hetonin pasurinë e mikut të tij trafikant Edmond Bego.

‘Një lidhje e tillë me botën e krimit duhet të vinte me dorëheqjen e menjëhershme. Por në Shqipëri kjo nuk funksionin për Ramën, Ruçin dhe Ballën. Balla nuk ju përgjigj pyetjes se çfarë e lidh atë me një trafikant droge, pasuria e të cilit u shtua pas njohjes së tij meTaulant Ballën?

Balla gënjeu kur tha që nuk i ka dhënë mbrojtje politike Mond Begos.

Bego është anëtar i bandës së Aldo bares, trafikant droge. Sot Taulant balla nuk duhet të sfidonte PD-në por prokurorinë dhe policinë që të hetonin pasurinë e mikut të tij. Balla duhet të sqarojë qytetarët se pasuria e mikut të tij është shtuar pas njohjes me të.

Për sa i përket asaj të Çyrbjes anëtarin e bandës së Shullazit, Taulant balla gënjeu sërish’, tha Paloka.

Login to post comments