Gjatë një interviste të posaçme për të përditshmen “Panorama”, deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, thotë se pas skandalit që përfshiu ministrin Fatmir Xhafaj, ai s’mund të vijojë të kryejë më me besueshmëri funksionin që i ka ngarkuar kushtetuta. Sipas standardeve gjermane, ai s’do të ishte më në detyrë, thotë deputeti Frei, por për largimin e tij, vendimtare do të kishte qenë edhe reagimi i shoqërisë civile gjermane.
Pyetje: Ju dhe kolegu i CDU-së V Vadepaul keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qendrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qendrim më të gjerë në Berlin?
Përgjigje: Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.