Eurodeputeti gjerman: Vlerësojmë marrëveshjen për “Zgjedhoren”. Të nisë procedimi penal për të akuzuarit e vjedhjes së votave në 2017

Tuesday, 09 June 2020 13:20

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, anëtar i CDU, deklaron se Grupi i Partive Popullore Europiane vlerëson arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri.

Arritja e marrëveshjes, si pjesë e rëndësishme e ligjit zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE, është mjaft thelbësore, shkruan eurodeputeti, sepse përbën një ndër kushtet e vendosura nga BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Ndër të tjera, eurodeputeti Gahle, ka bërë thirrje për “shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara”.

Reagimi i plotë i eurodeputeti Michael Gahler

Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të Reformës si pjesë e ligjit zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE. Reforma duhet të përfundohet në këtë frymë dhe, mbi të gjitha, të zbatohet me mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme! Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por gjithashtu plotëson dy kushte të BE-së për fillimin e negociatave të pranimit. 
Ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të punojnë drejt përmbushjes së të gjitha 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë para se të nisin negociatat e pranimit. 
Këtu theksojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...