Shkrimi i “The Economist”/ Berisha: Shqipëria pushtohet nga kartelet e drogës

Premte, 24 August 2018 20:02

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkrimin e prestigjiozes “The Economist” që e rendiste Shqipërinë të parën në botë sa i përket përdorimit të kokainës.

Berisha thotë në postimin në rrjetet socialist se ky është rekordi më i zi i Edi Ramës.

Postimi i plotë

Revista me prestigjioze e botes “The Economist” shpall rekordin me te zi te Edi Rames:

Shqiptaret vendin e pare ne bote per konsumin e Kokaines!

Shqiperia pushtohet nga Kartelet e droges.

Lexoni editorialin e te famshmes “The Economist”. sb

- Alarmi i frikshëm i ‘The Economist’: Kartelet e drogës po fitojnë, edhe Shqipëria…

Prestigjozja ‘The Economist’, ka bërë një konstatim të frikshëm që lidhet me pushtetin e jashtëzakonshëm që kanë fituar kartelet e drogës në të gjithë botën.

Shqipëria nuk mbetet pas, përkundrazi në këtë rang-listë ‘të zezë’, renditet e para në konsumin e kokainës në raport me popullsinë e vendit.

Në artikullin me titull “Pse kartelet po fitojnë” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re dhe kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarëve në vit.

Përsa i përket Shqipërisë, fryma e artikullit është në koherencë me raportet e fundit ndërkombëtare lidhur me trafikun e drogës në vendin tonë, dhe kthimin e Shqipërisë në një nyje të rëndësishme të magazinimit dhe më vonë transportimit të kokainës për në vendet e BE-së.

Një situatë kjo që të con në një konkluzion shqetësues dhe alarmant: Kartelet e drogës kanë fituar edhe në Shqipëri.

Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë kokainën më së shumti. Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria dhe 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur vendin e parë, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane, raporton “The Economist”.

Media prestigjioze “The Economist” raporton se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është në vendin e 34 në renditje për konsum, por është prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1 kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë.

Në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1 kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat dhe rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine, thotë “The Economist”.

Modifikuar më Premte, 24 August 2018 20:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...