Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i bën një “propozim” hapur Qeverisë. Duke përdorur ironinë ai i thotë që të hetojë veten, në këtë mënyrë sipas tij, “do ketë kuptim” propaganda që bën.
Postimi i plotë
Një gjë nuk e kuptoj, jo nga Prokuroria por nga Rilindja, pse nuk bëjnë gjasme sikur hetojnë skandalet që ju plasin?!
Prokurorinë e kanë jo të veten, por janë vetë ata. Gjykatat e kanë nën zap... Pra të sigurt që dalin pa faj!
Atëherë pse nuk e hetojnë veten, që “të ketë kuptim” propaganda që bëjnë?!
Se me thënë të drejtën denoncimet që ju bën opozita, me ligje e nene te shkelura nuk mund të anashkalohen sikur s’ka ndodhur asgjë.