Boçi për Ramën: Sa na kushton ky “Ronaldo” ynë i mbaruar?

Diel, 26 August 2018 14:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përmes një postimi në “facebook” ka bërë një listë të gjërave që e bashkon kryeministrin tonë me yll e futbollit botëror Cristiano Ronaldon.

Sipas analizës se deputetit demokrat aj o që i bashkon janë vetëm shpenzimet e larta edhe pse siç thotë edhe Boçi nga llogaritjet e bëra rezulton se Rama na kushton më shumë se Ronaldo.

Postimi i plotë:

SA NA KUSHTON KY “RONALDOJA” YNË I MBARUAR?

Tek po shihja foton e K/M me Ronaldon, po përpiqesha të gjeja atë të përbashktën, përpos Juventusit.

Një ish-basketbollist mediokër nuk ka lidhje në fakt me një yll botëror futbolli.

Megjithatë dhe pse kjo diferencë, ajo që i bashkon është kostoja e tyre, dmth çmimi.

Ronaldo i kushtoi FIAT-it plot 220 milion Euro.

Po ky K/M mediokër sa i kushton shqiptarëve?

Le ti mbledhim shifrat:

-30 milion euro cdo vit i do për luks kryeministror. Mos harroni ka 5 vite në zyrën me kosh. 5x30=150 milion euro.

-30 milion euro të tjera për luks ministror, makina, darka, dreka.

-30 milion euro për fushata elektorale.

-20 milion euro për avionë

Ja ku u bë.

Del se na kushton më shumë se Ronaldo.

Dhe për cfarë?!

Për të na nxjerrë kampionë hashashi e kokaine.

Për t’i bë kosha shqiptarëve me varfëri e mjerim.

Dhe për të ngrënë ca kosha nga Serbia e Greqia.

Po të paktën punëtorët e FIAT u revoltuan e protestuan dhe kërkuan rritjen e pagave, sepse me ato para paga e tyre mund të ishte rritur me 200€ në vit.

Po me paratë që djeg ky mediokri, sa shkolla do ishin bërë, sa spitale, sa km rrugë, sa do ishin rritur pagat e pensionet?

Akoma do e durojnë e paguajnë shqiptarët sa FIAT-i Ronaldon, këtë “ronaldo” të mbaruar?!!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...