Rama: M’leni rehat drogën, t’ju marr emigrantët  

Hënë, 27 August 2018 18:53

Cicërima e Ministrit  Bushati në twitter, ku njoftoi pranimin e 20 emigrantëve nga Eritrea, tingëllon si kuja mortore e një korbi. Është në fakt një lajm sa komik po aq edhe tragjik. Tek ky vendim lexohet një kapitullim i qeverisë para integrimit evropian. Nuk ka më ç’ti shesë Europës ngase jo vetëm që s’ka plotësuar kriteret, por kjo qeveri personifikon përmes korrupsionit dhe drogës tërë atë çka nuk është evropiane.

Jo më kot Rama vrapoi me deklaratën e tij për tu vetëshpallur europianmadh, ndërsa ajkat e Europës, si vet Italia na qenkan anti-europiane me embargon që i ka venë zbarkimit të emigrantëve në brigjet e saj. Kështu pra, Kryeministri i  emigrantëve, ku aktualisht shqiptarët rreshtohen të dytët pas sirianëve në qendrat e azilantëve të Europës, nxjerr Shqipërinë vullnetare përballë një krize  që s’po kapërdihet as nga vendet më të zhvilluara të Europës.

Duke ja zhveshur sinqeritetin dhe filantropizmin këtij vendimi, Rama nuk po bën nder, s’po tregohet europianmadh,  por i demaskuar tanimë si  kryeskafisti i Ballkanit, synon të gënjej ndokënd në qeverinë kontroverse italiane për të qetësuar ujërat e trazuar të Adriatikut nga narko-trafiku. Me pak fjalë, kërkon të zbusë aktivitetin anti-drogë të Italisë, e cila duhet thënë qëndron pas çdo denoncimi e zbulimi që është bërë në politikën shqiptare për trafikantët e taborit qeveritar. Prandaj, tek kriza e emigrantë, Rama po gjen një pazar për të shitur drogën e tij e për t’i dhënë liriveprimi nëpër Itali ndonjë Habilaj e ndonjë Sajmir.

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 18:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...