A do tu themi 20 afrikanëve se 370 mijë shqiptarë duan të ikin nga ky vend?

Hënë, 27 August 2018 19:13

Mediat shqiptare po vlojnë për zemërgjerësinë e kryeministrit Edi Rama për të marrë 20 refugjatë afrikanë. Ky lajm vjen në të njëjtin moment kur janë publikuar të dhënat për aplikimet e Lotarisë Amerikane. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit, në vitin 2017, kanë aplikuar për lotarinë plot 315,842, shqiptarë ndërsa në vitin 2018, ky numër është rritur më tej, duke shkuar në 367,231 aplikues.

Ndërsa sipas të dhënave të Eurostat, gjatë viteve 2015-2018 kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian 150 mijë shqiptarë, por nga ana tjetër, mijëra të tjerë janë laruar nga vendi me kontrata pune, studime, me Lotarinë Amerikane, me aplikime për në Kanada ose po bashkohen me të afërmit e tyre, teksa emigracioni i paligjshëm po lulëzon deri në Australinë e largët.
Më e keqja është se gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri po planifikojnë të ikin nga vendi. Sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit, 50% e të anketuarve janë përgjigjur se po planifikojnë të largohen nga vendi. Kjo tendencë po vjen në rritje, pasi më 2016 kishin pohuar se po merrnin në konsideratë të largoheshin nga vendi 48% e të anketuarve.
Nëse do t’u duam të mirën 20 afrikanëve të Eritreas, Rama dhe mediat duhet tu tregojnë atyre të vërtetat e Shqipërisë.
20 afrikanëve duhet tua bëjmë të qartë se 53% e familjeve në Shqipëri jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute.
Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme dhe 15-30% e qytetarëve shqiptarë marrin ushqime me listë. 80% e familjeve kanë borxhe 2- 3 mujore tek kompanitë private të shërbimeve si të energjisë elektrike, ujit, telefonisë, strehimit etj.
Me akomodimin në Shqipëri, 20 afrikanëve Rama do tu duhet tu shpjegojë se shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të qeverisë në pushtet për rritjen e punësimit, shëndetësi falas, arsim falas, etj . 55news.al

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 19:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...