Ish-ministri: 20 afrikanët njësoj si atletet e bardha, Rama bën çdo gjë për të rënë në sy

Tuesday, 28 August 2018 09:25

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në facebook, i është rikthyer edhe njëherë çështjes së pranimit të emigrantëve në Shqipëri, duke e cilësuar si hipokrizi të pastër.

Për Manjani Rama e ka bërë një gjë të tillë për të rënë në sy, siç bën edhe me atletet e bardha në samitet ndërkombëtare. Ai nuk ngurron të theksojë se Shqipëria nuk është Qendra e Botës por Gazi i saj.

“20 Eritreanë janë = me vajtjen në takim me atlete të bardha, për të ra në sy!

Shqipëtarëve ju shitet si Qendra e Botës, në fakt është Gazi i saj!”, shkruan ai.

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 09:28
Login to post comments