Video/ Me zë dhe figurë, Rama i 2002-it për kullë te Teatri

Tuesday, 28 August 2018 12:36

Plani i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për të ndërtuar kulla në truallin e Teatrit Kombëtar nuk po ndalet, pavarësisht qëndresës së artistëve dhe ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”.

Por ky plan, duket se nuk është  i ri por një plan që kryeministri Rama e ka menduar për vite me radhë.

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’, e ka rikthyer edhe njëherë tjetër në vëmendje deklaratën e Ramës në vitin 2002, kur debatonte me aktorët  në emisionin ‘Ajsberg’ të Arjan Çanit, nëse Teatri duhej prishur apo duhej ruajtur.

“Ajo që them unë është kjo mor zotëri: Bëjmë një kokurs ndërkombëtar. Nuk na kushton gjë. Se zoti Lubonja thotë se kjo nuk duhet ndërtuar, unë them që kjo duhet ndërtuar. Tjetri thotë ndryshe, tjetri ndryshe.

Bëjmë një konkurs ndërkombëtar, ftoj t’i themi keni tre muaj kohë, na vini variantet. Bëjmë një ekspozitë të madhe dhe unë ju siguroj që varientet do jenë ato që s’jua pret mendja as mua as juve.

Pas asaj, na pëlqeu një variant, atëhere fillon problemi me përqindjet. Se ky është problemi juaj.

Shteti do thotë: Unë kam këtë variant dhe kush janë ndërtuesit që do bashkëpunojnë me mua për këtë punë. Dhe nuk do bëhet tender me çmim më të ulët, por me çmim më të lartë.  Njëri do thotë 25%, tjetri 30%, tjetri gjysëm për gjysëm. Nuk ka, dakord dështoi edhe kjo punë dhe bëni brekët e Violeta Manushit monument kulture.”, janë fjalët e Ramës më 2002-in.

Gjatë këtyre viteve, sigurisht Rama ka bërë disa ndryshime në planet e tij dhe ligji për Teatrin që kaloi dhe u miratua në Parlament, e dëshmon këtë.

Kulla:

Sipas projektit të firmës Fusha.shpk, parashikohet ndërtimi i jo një siç propozonte Rama në 2002-in, por gjashtë kullave pranë Teatrit Kombëtar. Sipas opozitës, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë project. Tre prej këtyre kullave do ndërtohen brenda sipërfaqes së teatrit, ndërsa tre të tjerat rreth tij në sipërfaqen dhuruar firmës private.

Konkurs:

Siç mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtme, Rama në 2002 i qëndronte fort idesë së një konkursi ndërkombëtar për të zgjedhur projektin për ndërtimin e Teatrit si edhe ndërtuesit. Por, sot planet dhe besimet e Ramës kanë ndryshuar. Ai jo vetëm që nuk realizoi një konkurs ndërkombëtar, por bëri një ligj të posaçëm që përcakton fituesin e tenderit – firmën Fusha.Shpk. Më anë të projektligjit, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët.

Fatura ekonomike:

Po ashtu në video dëgjoj se si Rama kishte idenë që mes ofertave të ndërtuesve, do të zgjidhej ajo që ofronte faturën ekonomike që favorizon më shumë publikun, madje jo0 thjesht me interes 20%, as 30% por deri në 50%. Por me projektligjin e ri, nuk është përcaktuar qartë fatura ekonomike.

Duket se në planet e Edi Ramës, nga i vitit 2002 deri në atë të fundit, e vetmja e përbashkët është ideja e Ramës për kullën. Kulla që kishte në mendje Rama qëndron, vetëm se me kalimin e viteve është shumëfishuar./Hashtag.al

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 12:38

Video

Login to post comments