×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kërcënimi i gjyqtarit, ja pse Rama dërgoi Bibën në Strasburg

Tuesday, 28 August 2018 19:13

Pas daljes së skandalit të radhës, ku nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba kërvcënon gjyqtarin e Strasburgut, Ledi Biankun, ka reaguar edhe is-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bogdani, thekson se Biba me urdhër të Ramës shkoi dhe kërcënoi gjyqtarin e Strasburgut, me të vetmin qëllim që qeveria shqiptare të mos dëmshpërblejë pronarët e ligjshëm në Shqipëri.

Sipas tij shqiptarëve dikur ua mori tokën PPSH-ja sot po ua merr PPP-ja.

Statusi i Bogdanit:

... ne te gjithe kete histori llumi e shantazhi, ajo qe po mbetet jashte fokusit eshte qellimi per te cilin Rama dhe emisaret e vet i bejne shantazh, presion, joshje gjygjtarit te Strasburgut!!! ...dhe ky eshte qendrimi qe kjo qeveri ka per pronen dhe pronaret, ky mafioz pronash pseudo-socialist ne fasade, po kapitalist grabitqar ne thelb, te cilet edhe kur kane vendime te ligjshme nga Strasburgu nuk do t'i demshperbleje!!! ...kjo eshte nje nga shume bemat e gjemat qe po ben me pronen e pronaret sot qeveria, qe nga bregdeti e deri tek Teatri e kryeqyteti!!! ... prona qe njehere e nje kohe ia mori PPSH-ja, ndersa sot po ia gllaberon PPP-ja!!!

PS. Eshte per t'i hequr kapelen per qendrimin dhe integritetin gjygjtarit Bianku, te pakte ka ende shprese per sa kohe ka ende njerez te tille, edhe pse fatkeqesisht numerohen me gishtat e duarve!!!

Login to post comments