Publikimi i audio-skandalit me kërcënimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të ët Drejtave të Njeriut nxjerr zbuluar filozofinë qeverisëse të Edi Ramës.
Audio-skandali përmban bisedën kërcënuese të zv. Kryetarit të KQZ-së Denar Biba i cili në emër të qeverisë kërkon të pezullohen proceset gjyqësore të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën e tyre të pronës.
Ndërhyrje në institucionin më të lartë të Drejtave të Njeriut në Evropë, që as nuk mund të mendohet në vendet e sotme demokratike.
Por në Shqipëri nuk çuditet njeri. Të gjithë e njohim Edi Ramën. Është po ai kryeministër i cili merrte në telefon gjykatësit dhe i kërcënonte nëse nuk do të dënonin kundër ligjit kryefamiljarët që nuk kishin paguar 15 mijë lekë fatura të energjisë elektrike.
Është po ai kryeministër që tentoi të bënte Reformën personale të Drejtësisë, e cila pas këmbënguljes së opozitës u ndalua nga Komisioni i Venecias.
Nuk duhet të çuditemi se si Rama mund të shantazhojë një gjyqtar i GJEDNJ të cilit Kodi i Etikës i kërkon në pikën 2 të tij, “Gjyqtarët ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të paanshme dhe sigurohen që paanshmëria e tyre të jetë e dukshme. Ata duhet të kujdesen për shmangur konfliktin e interesit, si edhe çdo situatë që mund të perceptohet në mënyrë të arsyeshme si shkak për rënien në konflikt interesi”.
Rama e ka bërë këtë me Gjykatën Kushtetuese, të freskëta janë ndërhyrjet që sollën dy herë rrëzimin e animimeve të opozitës dhe të organizmave të gjyqtarëve lidhur me ligjin e Vetingut, pavarësisht paralajmërimeve të Komisionit të Venecias.
Rama e ka bërë ndërhyrjen me Gjykatën e Lartë. Me anë të vettingut ai po tenton kapjen e drejtësisë.
Dhe shantazhi ndaj një institucioni evropian është një dëshmi e radhës për mënyrën se si e sheh Rama raportin e tij me gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. 55news.al