Në këto çaste, në zyrat e Kryeministrisë, Edi Rama po zhvillon seancën e radhës të estradës "Për Shqipërinë që duam", e cila në fakt është për Shqipërinë që nuk duam të jetë ashtu. Me të njëjtën regji, me të njëjtën përmbajtje si radhët e kaluara, Rama i jep të qartë publikut se shteti nuk zhvillohet nëpërmjet ligjeve, për nëpërmjet formave të estradës. "Populli" i lumtur falënderon udhëheqësin e tij për zgjidhjen e halleve të tij, ndërsa udhëheqësi shfaqet i prekur nga fjalët që dëgjon. Kalojnë në revistë si në varrime e i japin dorën të zotit të shtëpisë. Të emocionuar thonë dy fjalë kot më kot dhe "lideri botëror" jep përfundimet. Mos të rrimë pa estradë përditë është e pamundur. 300 mijë shqiptarë kanë aplikuar për të ikur jashtë vendit vetëm këtë vit nga qeverisja e keqe e estradës Rama. Mirëpo në ekrane shfaqet përditë estradaxhiu i "sukseseve" imagjinare, ndërsa Shqipëria boshatiset. Kjo është Shqipëria që nuk duam të jetë kështu.