PD i përgjigjet Bibës: Trego urdhëruesin e aktit kriminal

E mërkurë, 29 August 2018 18:47

Pas akuzave nga demokratët,  Denar Biba reagoi në Facebook duke u shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi, ndonëse të dy juriste nuk i njohin procedurat e Gjykatës së Strasburgut.

“Përse del sot ky përgjim i qepur si mos më keq dhe ku është  e gjithe pjesa tjeter e bisedës krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas për sakrificen time e jo të atij?”, i drejtohet ndër të tjera Biba politikanëve demokratë.

Pas pyetjeve të Bibës, ka ardhur reagimi i ish-ministrit demokrat Gazmend Bardhi, i cili i kërkon Bibës të tregojë urdhëruesit e vërtetë të aktit kriminal.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Z.Biba, perpiqem me sinqeritet ta kuptoj shqetesimin tend personal e familjar, por per kete duhet te kishe menduar diten kur pranove te beje sekserin e Edi Rames, ne aktin kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Strasburgut z. Ledi Bianku, te cilin e konsideron mik!

Si jurist, duhej te ishte me se pari, i shqetesuar per reagimin e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, qe sot ka pranuar se sjellja jote ka qene e papershtatshme. (https://www.faxweb.al/lajm-i-fundit-gjykata-e-strasburgut-…/)

Ti e kupton mire, se ky eshte nje qendrim i forte, dhe kur flitet per sjellje te papershtatshme (ndikim i paligjshem) nuk eshte fjala per denoncimin e opozites, por per presionin qe i eshte bere anetarit te Gjykates se Strasburgut.

Sa per pyetjet qe ke bere, kam pergjigje per secilen prej tyre! Mirepo, nuk kam ndermend te te pergjigjem sepse nuk marr persiper te bej as prokurorin dhe as gjyqtarin, kjo nuk eshte detyra ime!

Ndryshe nga ju z.Biba, qe nga pozita e Kryetarit te Komisionit te Prokurimit Publik, udhetoni deri ne Strasburg per te folur per “ceshtje pronash” (qe as jane fare detyre apo pergjegjesi shteterore e juaja), une nuk zgjedh te bej detyra qe nuk me takojne!

Mendoj se sot nuk jeni ne kushtet te beni pyetje, por te sqaroni pozicionin tuaj ne kete afere, dhe madje te sqaroheni shume perpara opinionit publik.

Meqenese, prokuroria ka njoftuar fillimin e nje hetimi, mendoj qe eshte detyre e saj te jape pergjigje per secilen prej pyetjeve qe shtroni, dhe eshte detyra juaj te tregoni urdheruesin e vertete te atij akti te rende kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut! Ky eshte momenti, ku ndryshe sa keni vepruar me pare, nuk mund te beni kompromis! Me gjasa, treni i Edi Rames nuk ju ndalon dot kesaj rradhe ne pozicionin e anetarit te Gjykates Kushtetuese!

Komenti i Denar Bibës:

Jam personalisht dhe familjarisht i shqetesuar per kete pergojim masiv qe po i behet emrit tim. Edhe pse ne kete vend kemi pare e degjuar aq shume pergojime ne tere keto vite sa jemi mesuar me te keqen, kur te bie ne kurriz qenka vertete e rende.

Degjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, te dy juriste ne profesion dhe jam realisht i habitur per menyren sesi e kuptojne ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykates se Strasburgut.

Te nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje te thjeshta kam per ju, ne kuptim te rrethanave te faktit dhe elementeve te vepres penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” (neni 245/1 i KP):

Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?

A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij?

A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se “moratoriume” te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t’i kerkojne kur te duan e sa here te duan?

A e dini qe kjo tipologji kerkese s’ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates? Sepse “ndikimi i paligjshem” synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon. Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t’i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur?

Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?

Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot?

Perse del sot ky pergjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?

Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa e turpshme eshte e gjitha kjo?

Natyrisht, s’pres pergjigje as nga zoti Basha e as nga zoti Bardhi, por kam te drejte si qytetar te pres qe mediat te hedhin drite mbi kete legen plot me llum te zi.

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...