“Po të mos kishim 8 të vrarë në Selenicë…”, Berisha-Ramës: Makabritet, përdhose shpirtrat e tyre

E Enjte, 30 August 2018 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij dje se nëse nuk do ishin 8 të vrarët e Selenicës, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë.

Përmes një postimi në  “Facebook”, Berisha akuzon Ramën se përdhosi shpirtrat e tetë viktimave dhe shpalli fajtorë për së vdekuri se rritën statistikën e të vrarëve në vend. Ai e shpjegon në disa mënyra deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Rama dje në një deklaratë makabër shpall fajtor tetë viktimat e Selenicës!

Ai, në një rast unik në botë, jo vetëm nuk shprehu ngushëllime por përdhosi dje shpirtrat e tetë viktimave, i shpalli fajtorë për së vdekuri sepse rritën statistikën e të vrarëve!

Të dashur miq, në një rast absolutisht të pa shembull në botën e qytetëruar, Edvin Kristaq Rama nuk shqipëroi një fjalë të vetme ngushëlluese për tetë viktimat e masakrës të fshatit Resulaj të Selenicës, e cila përbëri lajm për mbarë mediat e botës por jo për Edvinin!

Një qëndrim i tillë mbahet vetëm e vetëm:

– Kur je i sëmurë psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar. Në këtë rast poli i paranojës të thotë se ata janë armiq sepse të dëmtuan duke rritur statistikën e vrasjeve. Kështu që për Ramën nuk ka rëndësi se humbën tetë jetë të qytetarëve, fëmijë, gra, burra të një familje të vendit të tij por se ata janë armiq, fajtorë se rriten statistikën e vrasjeve në vend.

Ky është dhe shkaku që ato armiq nuk meritonin ngushëllim, por një qëndrim i tillë mbahet edhe:

– Kur viktimat janë terroristë apo pushtues dhe neë këto raste dekorohet ai që i asgjësoi ose,

– Kur je racist antishqiptar dhe nga urrejtja etnike raciale ndjen kënaqësi kur vriten sa më shum shqiptarë.

Këtu me poshtë keni deklaratën e djeshme të Edi Ramës për tetë viktimat e Selenicës tre javë pas ekzekutimit të tyre, për të cilët Edvin Kristaq Rama nuk shprehu asnjë ngushëllim. sb

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 12:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...