Berisha mirënjohje presidentit slloven, ‘goditi përpjekjet e Vuçiç për krijimin e Serbisë së Madhe’

E Enjte, 30 August 2018 14:29

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar Presidentin e Sllovenisë Pahor për reagimin e tij ndaj, siç tha ai,  “përpjekjeve të Presidentit serb Vuçiç për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për urdhrin që Vuçiç u dha argatëve të tij në Prishtinë përmes të cilëve po e paraqet si ide shqiptare dhe jo serbe idenë e krijimit të Serbisë së Madhe.

Postimi i plotë:

Faleminderit shume presidenti Pahor!

Te dashur miq, mediat njoftojne se Presidenti i Republikes se Sllovenise, Borut Pahor, nje mik i vertet i shqiptareve, i dha ne Forumin Nderkombetar Alpbach nje goditje nen brez perpjekjeve te presidentit Aleksander Vuçiç per krijimin e Serbise se Madhe per urdherin qe ai i dha publikisht ne Forum argateve te tij ne Prishtine, me te cilet ai po paraqet prej muajve si shqiptare dhe jo serbe idene e krijimit te Serbise se Madhe.

Me kete rast le ti shprehim ne mirenjohen tone te thelle ketij miku te shquar te kombit tone dhe vendit te tij mik per qendrimet e tyre ne mbrojtje te interesave te drejta te shqiptareve ne Kosove, mbeshtejen e tyre te çmuar per Shqiperine ne rrugen e integrimit.

Ketu me poshte keni te plote raportimin ne media te qendrimit te Presidenti Pahor ne Forumin nderkombetar Alpbach. sb

“Takimi në Austri, Vuçiç-Thaçit: Mos trego….. dhe reagimi i Presidentit slloven…

Një moment skandaloz u ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së" në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, shkruan “Bota sot”.

E deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.

E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.

“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli në shensimin e tij.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...