Parlamentarizmi,qeveria dhe mafia!

Premte, 31 August 2018 07:20

Nga Paulin Marku

Krimi i organizuar lind si pasojë e mungesës e shtetit. Me fjalë të tjera, mungesa e shtetit ligjor, shtetit të së drejtës, forcimit të ligjeve në vënd keto pesë vjetët e fundit i kanë lënë një fushë të hapur veprimtarise së mafies lokale, qeveritare dhe asaj ndërkombëtare. Mafia si organizatë, me kufij të përcakuar territorialë ose gjeografikë, kur është në pushtet ka dorë të lirë mbi ekonominë, financat, buxhetin, sistemin bankar dhe çdo institucion ku kryen veprimtari prodhuese. Sot, nga vetë natyra e qeverisjes dhe administrimit, mafia në pushtet i ka kushtuar ekonomise sonë më shumë se çdo mund t’i kushtonte një qeverisje e mieflltë,kjo do të thotë që krimi i organizuar në pushtet ka vjedhur, abuzuar, akumuluar pasuri shtetërore në kurriz të popullit, taksapaguesit shqiptar në vënd që këto të fundit të kanalizoheshin në programet e duhura në shërbim të qytetarit.
Mafia është organizatë kriminale e shkëputur nga qeveria, por ushtron influencë në shtet dhe organet e tij për të arritur fitime maksimale duke korruptuar funksionarë shtetërorë ,por sot në Shqipëri kemi një model tjetër, më I keq se ai i mafis së zakonshme, si modeli i mafies siçiliane. Vendi qeveriset nga vetë krimi i organizuar, pra mafia qeveritare,ai është i pranishëm në struktura, nga ato vendore në ato qëndrore dhe shtrihet në degët e qeverisë, si ajo ekzekutive, legjislative dhe në drejtësi.Ndarja territoriale në 61 bashki sipas reformës (ligji 115/2014) është një mënyrë për të centralizuar pushtetin vendor nga partia në pushtet dhe për të fuqizuar efektin e saj mbi territorin. Decentralizimi i pushtetit, në parim kufizon kontrollin e pushtetit qendror, dhe jep mundësi për më shumë përfaqësim, por në të njëjtën kohë krijon boshllëqe të cilat mund të sjellin probleme në ndarje territoresh dhe influencash dhe si pasojë konflikte. Konfliktet territoriale janë karakteristike jo vetëm për krimin e organizuar, por edhe për atë në pushtet,lufta më e ashpër territoriale midis klaneve bëhet historikisht në fushatat zgjedhore.
Klanet mafioze në Shqipëri kanë hapur të gjitha opsionet e bashkëpunimit me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet ndërkombëtare për trafikun e drogës. Zgjerimi dhe shtrirja e mafies është më i dukshëm në ekonomi si fusha që ka të bëj me rindarjen e pareve, fondeve, kapitalit dhe kjo ndodh në rrugë krejtësisht ligjore,siç janë tenderat, dhe dhënia me konçesione e projekteve të ndryshme kompanive të cilat kanë lidhje me qeverinë apo thjeshtë, qeveritarëve të fshehur mbas kompanive fantazma pa kredenciale.
Mafia qeveritare në Shqipëri vepron në mënyrë të pavarur nga kartelet e drogës, por në strukturat e ulëta siç është ajo policore apo administrative, ka një ndarje të përgjegjësië morale midis bashkëpunimit me mafian dhe kartelet e drogës, si edhe ajo e ndjenjës së detyrimit ndaj shtetit, por kur shteti vet është tërësisht i implikuar në aktivitete të paligjshme, atëherë nuk ngelet shumë shpresë që punonjësit e thjeshtë të mos bëhen pjesë e këtij krimi të organizuar.
Financiarisht, të luftosh mafian është shumë e kushtueshme, atëherë bashkëpunimi me të në nivel qeveritar është shumë herë më përfitues se sa një konflikt i hapur. Kështu edhe shashkat propagandisktike të Ministrisë së Brendshme për asgjësimin e fushave të kanabis-sativa janë një përpjekje e dështuar, duke anashkaluar faktin që qeveria nuk lufton sistemin e trafikut, por disa mjeranë të cilët duan të sigurojnë jetesën në mënyre të paligjshme , pasi shteti ka dështuar t’u krijojë mundësi minimale për të jetuar me dinjitet.
Krimi i organizuar në Shqipëri përdor të gjitha mënyrat të ushtrojë influencat e tij,si në rrugë ligjore dhe jo ligjore, në aktivitete ekonomike, financiare, marrëveshje politike, tregtare e në shumë fusha të tjera. Në mënyrë që këto veprime të kryhen, pushteti është faktori kryesor, i domosdoshëm dhe pa të krimi i organizuar kufizohet, por jo elenimohet. Në se krimi i organizuar është në pushtet atëherë mundësitë për aktivitetin e tij janë tërësisht optimale. Kushtet optimale për krijim e mafies si organizatë e pavarur, por edhe mafies në pushtet krijohen në periudha të vështira sidomos në periudha tranzicioni ku forcimi i ligjit është minimal, ku ekonomia është tërësisht e pakontrolluar, ku strukturat shtetërore përdoren si mjet për të krijuar sisteme vetpasurimi në bazë të parasë dhe pasurisë publike, ku sistemi ligjor nuk është konsoliduar dhe ligjishmëria është shumë elastike dhe e hartuar sipas interesave të forcës në pushtet, ku krimi i organizuar është i aftë të zgjidhet në pushtet ,paradoksalisht,në mënyrë “demokratike”.
Në të ardhmen, në se publiku nuk i thotë ndal marrëzisë, pritet që krimi i organizuar në pushtet do të ristrukturohet sidomos në strukturat administrative më të ulta për të krijuar kështu një bllokade të pathyeshme duke i lënë rrugë te hapur një anarkie, një sistemi, i cili do funksionojë dhe do të shkojë nga të çojë nga rastësia dhe momentet e krijuara si pasojë e mungesës së ligjit dhe kontrollit të shtetit nga klane kriminale.
Rreziku është pranë çdo familje jashtë çdo pozicioni që ka si individ secili nga ne .

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...