Sulmi ndaj Klodiana Lalës, goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë

Premte, 31 August 2018 07:24

Nga Xhelal Mziu

Guximi, që krimi mori përsipër sot të gjuante me kallashnikov shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, nuk mund të lexohet ndryshe veçse si një goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë sonë 28-vjeçare. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe do të mbërrinim në këtë pikë, kur “Rilindja” ka ardhur në pushtet si në vitin 2013, ashtu dhe në 2017 falë krimit dhe sot qeverisja kontrollohet prej tij. Edhe pse krimi dhe qeverisja e krimit ia kanë dalë të vënë nën kontroll propagandën në pjesën më të madhe të saj përmes joshjes dhe kërcënimeve, ka ende gazetarë si Klodiana Lala që nuk janë ushtarë të krimit, por pa frikë i thonë të vërtetat në kronikat e tyre informative, opinionet në rrjetet sociale apo studio televizive. Kjo, siç duket, i ka tërbuar segmentet kriminale dhe qeveritarët e emëruar prej tyre ndaj dhe sot, në një rast të paprecedent në historinë e demokracisë shqiptare, sulmohet me armë familja e një gazetareje si paralajmërim për të keqen që mund t’i ndodhë nesër! Autoritetet ligjzbatuese duhet urgjentisht të zbardhin të vërtetën dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. 

Inkurajoj Klodiana Lalën të vazhdojë të ushtrojë siç ka bërë deri më tani detyrën e saj fisnike! Mbështes fort përpjekjet e saj në transparencën e ngjarjeve kriminale të lidhura me pushtetin si dhe solidarizohem në mbështetje të çdo gazetari që devizë të detyrës së tij fisnike ka transparencën e ngjarjeve kriminale dhe korruptive. Jam në mbështetje të protestës së gazetarëve në mbrojtje të lirisë së fjalës. Çdo qytetar sot duhet të jetë në krah të Klodiana Lalës dhe lirisë së medias së dhunuar dhe nga gryka e pushkës në Shqipëri.

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 07:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...