Basha paralajmëron Ramën për Teatrin: Mos guxo në datë 13

Premte, 31 August 2018 13:05

Kryetari i PD-së deklaron se nuk do të ketë pakt tjetër politik mes Ramës dhe Bashës dhe paralajmëron kryeministrin të mos kalojë vijën e kuqe.

"Nuk do të ketë pakt tjetër politik Rama- Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi është ti japim fund një qeverie të lidhur me krimin. Pa i dhënë zgjidhje këtij problemi gjithçka ka ndodhur këto javë do të ndodhë edhe më keq" tha Basha paraditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PD-së.

Basha kategorikisht mohon dhe një marrëveshje për reformën zgjedhore.

"Nuk do të ketë as bashkëqeverisje me Edi Ramën, as pakt, as pakt për reformën zgjedhore, pa i dhënë zgjidhje situatës katastrofike ku ndodhet vendi"

Sa i takon kthimit të ligjit të Teatrit Kombëtar në seancën e 3 shtatorit në Kuvend Basha ibën thirrje Ramës të tërheqë sepse do të ketë pasoja që do të çojnë deri në përplasje civile.

"Të tërheqë ligjin "Fusha. Të mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile. Rama ta ketë vath në vesh të mos kalojë vijën e kuqe pasi gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve"

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...