Ja pse e futi Rama linjën e “Air Albania”

Premte, 31 August 2018 13:58

Në lidhje me premtimin e kryeministrit Edi Rama për një linjë fluturimi “Air Albania”, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se e gjithë kjo është aferrë korruptive me sfond kriminal.

“I jep mundësinë që me ligj Edi Rama të ketë një linjë ajërore, absolutisht është një aferë korruptive me sfond kriminal, me ardhjen në pushtet të PD-së do t’i nënshtrohet një legjislacioni të posaçëm që do ta bëjë vettingun të duket si piknik.”, tha kreu i PD-së.

Pak javë më parë Partia Demokratike denoncoi dhënien e pronësisë së kompanisë shqiptare ‘Air Albania’ mikut të tij Sinan Idrizi. Ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku, që në një dalje për mediat nga selia blu tha se kompania fantazmë me një investim prej 100 mijë lekësh ka marrë pronësinë e ‘Air Albania’.

“Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore. Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.”, tha Tabaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...