Shantazhi ndaj gjyqtarit të Strasburgut/ Kryemadhi: Bandat kanë kapur shtetin

Premte, 31 August 2018 17:27

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ndër të tjera ka folur edhe për sa i përket audio-përgjimit të të dërguarit të Edi Ramës, Denar Biba, për shantazhin ushtruar ndaj gjyqtarit të Strasburgut, Ledi Bianku.

Kryemadhi tha se është fatkeqësi fakti se si skandalet janë kthyer në normalitet e nuk i bëjnë më përshtypje.

“Nuk më bën përshtypje fare mua, skandalet janë kthyer në normalitet. Reagimi më i madh vjen nga gjykata e Strasburgut, e cila ka kthyer mbrapsht kandidaturat e çuara nga Shqipëria, se kur qeveria kërkon të manipulojë një gjyqtar në Strasburg për t’u marrë shtëpitë shqiptarëve, normal që do e humbin besimin. Ne kemi një kryeministër që ka kapur shtetin, dhe kontrollohet nga bandat kriminale. Ky njeri o është i çmendur, ose fijet e tij shkojnë shumë më larg se krimi organizuar. Se të kërkosh të manipulosh gjyqtarin e Strasburgut është përtej çmendurisë, ka kaluar çdo kufi të imoralitetit,” tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...