Romana ikën si vapa me gushtin

Saturday, 01 September 2018 10:11

“Iku Romana me gushtin. Jam i bindur që tani do jemi më pranë Europës...” Kështu e komenton ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani largimin nga detyra , por edhe nga Shqipëria të ish-ambasadores së BE-së Romana Vlahutin. Ish-ministri në postimin e tij në facebook shpreson se me largimin e saj edh Shqipëria do të jetë më afër Bashkimit Europian.

31 gushti ishte dita e fundit në detyrë e Romana Vlahutin si ambasadore e BE-së në Shqipëri.

E akuzuar fort nga opozita si e lidhuir me Ramën dhe qeverinë, Vlahutin është përfolur shumë edhe për faktin se nuk ka dhënë asnjë deklaratë për skandalet e qeverisë.

Italiani Luigi Soreca është emëruar ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini ka shpallur emërimet e 24 ambasadorëve në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri. Soreca do të zëvendësojë në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ai prej vitesh punon në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian.

Ai është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Veç liberalizimit të vizave me Shqipërinë ai ka udhëhequr këtë proces edhe me Marokun, Tunizinë apo me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit.

Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...