Vrasjet dhe siguria në vend, Vasili: Situata ka dalë tërësisht nga kontrolli

Saturday, 01 September 2018 21:28

Petrit Vasili thotë se qeverisë Rama i ka dalë nga duart situata e rendit dhe sigurisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se e gjithë kjo është pasojë e inkriminimit të strukturave shtetërore dhe trafiqeve.

Vasili: Rendi dhe siguria në vend kanë qenë tronditur prej kohësh dhe faktet e njëpasnjëshme tragjike për fat të keq provojnë se kjo situatë sa vjen e rëndohet. Kjo qeveri nuk mundet më të kontrollojë situatën e rendit në Shqipëri dhe kjo situatë ka dalë nga duart. Deklarimet janë kaq cinike dhe të pashpirta.Dëgjuam Ministrin sot që thoshte situata e rendit është në rregull, nuk kemi pasur vrasje. Harron ngjarjen e tmerrshme të Selenicës, vrasje të vazhdueshme që ndodhin. Situatën e rendit dhe krimit në Shqipëri kush e kontrollon?Do ja kërkojnë dhe këtë opozitës?Se këta janë të marrosur. Situata u ka ikur nga duart nga inkriminimi i thellë dhe situata e trafiqeve.

Ekonomia duket se do të jetë kryefjala e opozitës në këtë sezon të ri politik.

Vasili: Jemi të detyruar të përgatitemi për një betejë politike pa kompromis. Shqiptarëve po u vete thika në palcë, meqë jemi në vigjilje të mbylljes së sezonit veror, mbi 65-70% të shqiptarëve nuk mundën t'i lejonin vetes të kalonin pushimet. 70% e tyre nuk kishin mundësi të rregullonin as dhëmbët se janë të varfër. Ekonomia e rrënuar dhe krim që bën festë është një vend në krizë.

Por jashtë vëmendjes nuk mbetet  dhe mbrojtja e pasurive publike, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Vasili: Teatri është një grabitje e madhe publike, Tirana është shndërruar në një geto betoni, e ka humbur identitetin e saj. Është bërë qytet i pajetueshëm përfundimisht. Prona publike që është një çështje shumë e madhe, reforma në drejtësi është në pikën më të ulët dhe kërkon një ulje të madhe në tavolinë për të shpëtuar reformën në drejtësi. Vettingun po e konteston ONM, vendimet janë marrë me dy standarde. Kemi dhe reformën zgjedhore, një pyetje pa përgjigje.

I pyetur nëse LSI po e konsideron për këtë sesion të ri parlamentar ftesën e mazhorancës për ligjin e Magjistraturës, Vasili thotë se reforma në drejtësi ka vdekur dhe nevojiten diskutime urgjente mes palëve.

Vasili: Ne na ka humbur demi në reformën në drejtësi dhe kërkojmë brirët.Sistemit të drejtësisë i është prerë koka. Këta thonë nuk kemi shkollë të Magjistraturës. Reforma në drejtësi po vdes, hajt ta shpëtojmë këtë investim. Nuk mund të degradojë një reformë e votuar me 140 vota me votimin me 69 vota siç u votua për turpin e tyre prokurorja e përgjthshme.Kishin të drejtë që e zgjodhën pasi tërë këto skandale që kanë nëpër këmbë duhej një prokurore shurdhmemece e cila vetëm rekomandon si OSBE-ODIHR që të bëhen hetime transparente kur arrin dhuna ku viktimë bien edhe kolege tuaja si Klodiana Lala. Reforma degradoi moralisht, humbi besimin e publikut. Sondazhet më të fundit thonë se besimi i njerëzve nga 90 e ca% nuk shkon as 30%./oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...