Vrasja e biznesmenit në Shkodër, çfarë paralajmëroi një ditë më parë Basha

Saturday, 01 September 2018 20:31

Një ngjarje shumë e rëndë tronditi sot qytetin e Shkodrës, ku biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç u ekzekutua në zonën e Livadhes nga persona ende të paidentifikuar.

Por një ditë para se të ndodhte vrasja, kryetari i PD-seë Lulzim Basha mbajti një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera tha se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit. Sipas Bashës, bandat janë të lidhura me qeverinë dhe po terrorizojnë qytetin.

“Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin.

Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin”- tha Basha një ditë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...