PD mbledh grupin, 3 shtyllat e aksionit opozitar, Basha: Luftë frontale krimit

Hënë, 03 September 2018 11:37

Partia Demokratike ka mbledhur në orën 10:00 të ditës së sotme grupin parlamentar në nisje të sesionit të ri të Kuvendit.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se për opozitën shqiptare çlirimi i qeverisë nga krimi është prioriteti numër 1.

Sipas tij reforma në drejtësi është e diskredituar dhe procesi I Vetngut është i korruptuar

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka.  Reforma në Drejtësi, e diskredituar. 11 gjyqtarë të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillit. Filli i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh në erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe është fare e thjesht. Gjithçka po shkon më keq për shkak të korrupsionit galopant. Evidentimi i koncesioneve korruptive, marrja e masave”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 11:39
Login to post comments