Spaho: Balla jo pjesë e Konferencës së Kryetarëve, të votohet dekreti i Metës

Hënë, 03 September 2018 12:53

Është mbledhur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve, ku ka pasur debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Ka qenë kreu i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, i cili ka kërkuar që të mos jetë i pranishëm Taulant Balla pasi është përfolur si i lidhur me krimin.

“Qeveria drejtohet nga krimi e droga. Deputetët janë të lidhur me krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar, vendi është pa gjykata. Balla është i lidhur me krimin, e me të dënuar për drogë. S’duhet të ishte pjesë e konferencës së Kryetarëve bazuar edhe në ligjin e dekriminalizmit. Miratoni dekretin e Presidentin dhe rrëzoni ligjin e Ramës për Teatrin.”- ka thënë Edmond Spaho.

Po ashtu, kreu i Grupit të PD-së, ka kërkuar që Parlamenti të votojë pro dekretit të Presidentit për rrëzimin e ligjit për Teatrin Kombëtar.

Login to post comments