Vasili: Betejë pa kompromis kundër kësaj mazhorance

Hënë, 03 September 2018 12:59

Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në Kuvend.

Vasili ka paralajmëruar serish një qëndresë ballore të opozitës kundër kësaj mazhorance.

Sipas tij qeveria po tregon se ka të njëjtën qasje si sesionin e kaluar parlamentar.

“Beteja kundër kësaj mazhorance do të jetë pa kompromis. Reforma në drejtës është në pikën e vdekjes së saj.  Duhet një reformë që trajton njëlloj si Kryeministrin ashtu edhe qytetin e thjeshtë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të rikthemi te parimet bazë të reformës në drejtësi”, tha ndër të tjera Vasili.

Login to post comments