Opozita mblidhet sot në Shkodër: Mesazh qëndrese kundër krimit

Hënë, 03 September 2018 13:47

Në një situatë të tmerrshme me të cilën po përballet vendit PD dhe aleatët kanë marrë një vendim në lidhje me seancën e sotme parlamentare. Opozita nuk do marrë pjesë sot në Kuvend në nisje të sesionit të ri, pasi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00 si mesazh kundër krimit.

“Mbledhja ne Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kane ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Per krimet nuk ka asnje autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramen. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozites ne sesionin e ri parlamentar”- thuhet nga PD.

Login to post comments