Berisha: Grupi Parlamentar më i madh në Evropë kërkon që Fatzi Droga të largohet nga qeveria

Hënë, 03 September 2018 14:10

Nga Sali Berisha

Grupi parlamentar me i madh ne Europe CDU/CSU i Angjela Merkel:

“Fatzi Droga te largohet nga minister”!

Lexoni intervisten e Kryetarit te Komitetit per Çeshtjet Europiane, mikut te shquar te Shqiperise, Gunter Krichbaum dhene gazetarit Juxhin Mustafaraj per Gazeten Panorama. sb

“EKSKLUZIVE/ Krichbaum: Në 2019 s’ka hapje automatike të negociatave, pak përparim me kushtet

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Kreu i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, sheh pak përparim sa u takon kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për çeljen e negociatave me BE.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Krichbaum thekson se pavarësisht hapave të mirë që janë hedhur me procesin e vetingut, ai po ecën me ritme shumë të ngadaltë. Gjithashtu, kreu i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman sqaron se nuk do të ketë çelje automatike të negociatave për Shqipërinë vitin e ardhshëm. Sipas tij, Këshilli do të marrë në konsideratë të gjithë hapat e hedhur nga Shqipëria për të vendosur nëse do të çelë apo jo negociatat. Krichbaum flet edhe për marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Rama dhe arsyet përse bojkotoi darkën e thirrur prej tij pak muaj më parë në Berlin.

  1. Z. Krichbaum, ju jeni bërë i njohur në mediat shqiptare për qëndrimet kundër, që mbajtët disa muaj më parë në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë. Por, gjithashtu, edhe për përplasjen, nëse mund ta quajmë kështu, që keni pasur me Kryeministrin Rama, duke ngritur edhe pretendime për sulme tësponsorizuara ne media. A mund të dimë se cila është marrëdhënia që kryetari i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman ka me kreun e qeverisë shqiptare?

E gjithë kjo nuk më bën shumë përshtypje dhe nuk duhet të mbivlerësohet. Përveç kësaj, më duket se gjërat ndërkohë janë qetësuar disi. Por ajo që më shqetëson ende, është fakti se nëse është e mundur të bëhet një fushatë e tillë e koordinuar kundër një politikani të huaj, atëherë një gjë e tillë mund të nisë në çdo kohë kundër shoqërisë civile dhe opozitës në vendin tuaj. Ky është problemi i vërtetë. Pra, nuk ka të bëjë me ndjeshmëritë. Bëhet fjalë nëse Shqipëria përmbush kushtet për të hapur negociatat e pranimit me BE. Këtu, kriteret e Kopenhagenit janë matëse, veçanërisht shteti ligjor. Ka ende mangësi të konsiderueshme. Megjithatë,në parim, Shqipëria është në rrugënpërpara, si p.sh., meprocesin i vetingut, në të cilin fatkeqësisht vetëm 57 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar deri tani, nga gjithsej mbi 800.

Në Shqipëri, në disa media të ndryshme, kryesisht online, kishte një fushatë të ashpër kundër jush, e cila si rezultat solli edhe bojkotin tuaj të darkës së organizuar nga Kryeministri Rama në Berlin. Mos ishte i tepërt ky vendim juaji kur kujtojmë se bëhet fjalë për një takim që do të mbanit me një kryetar qeverie?

Jo vetëm unë e kisha anuluar pjesëmarrjen time në darkë. Pothuajse të gjithë deputetët e CDU/CSU hoqën atëherë dorë nga kjo darkë, duke iu referuar fushatës mediatike. Ndërkohë, kam përshtypjen se situata është qetësuar dhe duhet të shohim përpara. Meqë ra fjala, në Këshillin Europian në qershor ishte e qartë se skepticizmi erdhi jo vetëm nga deputetet CDU/CSU, por ai u shpreh edhe nga shumë deputetë të tjerë të Bundestagut gjerman. Përveç kësaj, u bë e qartë se, përveç Gjermanisë, edhe vende si Franca apo Holanda kishin gjithashtu rezerva për  hapjen e negociatave të pranimit.

Pas vendimit të marrë nga Komisioni Europian, në vendin tonë opozita dhe maxhoranca kanë dalë me qëndrime të kundërta. Për shumicën, çelja e negociatave do të bëhet në vitin 2019, ndërsa opozita thekson se Shqipëria duhet të plotësojë ende kushte? Cili është interpretimi juaj për atë vendim?

Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtojë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimtar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Përkundrazi, vendimido tëmerret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu. Siç edhe kolegu im Thorsten Frei, me të drejtë, tha në një intervistë me gazetën tuaj “Panorama”,negociatat mund të fillojnë vetëm pasi Shqipëria të ketë kryer reformat e nevojshme. Këtu duhet të përmendim krahasverifikimit të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe Reformën Zgjedhore, e cila është po aq e rëndësishme edhe për OSBE-në. Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe çfarë mendoni se do të bëjë Gjermania?

Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamentar CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshin reformat që priteshinnga grupi parlamentar për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojmë se ka pasur pak përparim në këto çështje. Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit. Nëse Gjermania mund të ndihmojë, ne natyrisht jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Do të doja ta theksoja këtë shumë qartë: angazhimi i Gjermanisë në axhendën e Selanikut është i pakufizuar. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet e ashtuquajtura tëBallkanit Perëndimor kanë perspektiva aderuese në Bashkimin Europian. Kjo bëhet e qartë edhe nga procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Merkel në vitin 2014. Fondacionet politike gjermane, si p.sh., Fondacioni Konrad-Adenauer ofrojnë një mbështetje të vlefshme. Por, duhet theksuar gjithashtu: Përpjekjet për reforma dhe progresi duhet të bëhen vetë në Shqipëri. Nëse pastaj negociatat mund të hapen, kjo është krejtësisht në duart e qeverisë shqiptare dhe të Parlamentit shqiptar.

Kolegët tuaj të CDU-së në Bundestag, Frei dhe Ëadephul, kanë qenë të hapur në lidhje me çështje shumë të “nxehta” të politikës shqiptare. Kujtojmë këtu se Frei ka kritikuar mbrojtjen politike që iu bë ish-ministrit Tahiri, ndërkohë qëËadephul theksoi se ministri Xhafaj nuk duhet të qëndronte në detyrë pas skandalit nëlidhje me vëllain e tij. A mendoni se pikëpamjet e tyre janë personale apo ato reflektojnë një pozicion më të gjerë në Berlin?

Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Wadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU.”

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 14:11
Login to post comments